Maltretimet e pensionistëve për t’u lajmëruar çdo 6 muaj, Ministria e Financave del me sqarim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë një sqarim në lidhje me atë që pensionistët detyrohen të lajmërohen çdo gjashtë mua për pensionet. Në sqarim thonë se ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sqaron për opinionin publik se tashmë ekzistojnë ekipet mobile

tetor 21, 2025 - 12:00
 0
Maltretimet e pensionistëve për t’u lajmëruar çdo 6 muaj, Ministria e Financave del me sqarim
Maltretimet e pensionistëve për t’u lajmëruar çdo 6 muaj, Ministria e Financave del me sqarim

Maltretimet e pensionistëve për t’u lajmëruar çdo 6 muaj, Ministria e Financave del me sqarim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë një sqarim në lidhje me atë që pensionistët detyrohen të lajmërohen çdo gjashtë mua për pensionet.

Në sqarim thonë se ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sqaron për opinionin publik se tashmë ekzistojnë ekipet mobile që vizitojnë në shtëpi pensionistët që duhet të lajmërohen çdo gjashtë (6) muaj, por e kanë të pamundur ta bëjnë këtë në zyrat e pensioneve për shkak të arsyeve shëndetësore. Që nga muaji gusht 2023, Ministria ka lansuar projektin e lajmërimit në shtëpi të pensionistëve, përmes ekipeve mobile që vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit”, thuhet në komunikatën për media.

Ministria ka lënë dhe disa numra që sipas tyre pensionistët me probleme shëndetësore por edhe atë mbi 80 vjeç mund të bëjnë kërkesë, e kështu ekipi mobil i ministrisë shkon në shtëpi për ta bërë verifikimin.

“Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës. Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, vijon komunikata.

Pensionistët apo anëtarët e tyre të familjes mund të dërgojnë kërkesat për lajmërim në këto adresa elektronike ose numra telefoni, varësisht nga rajoni:

????Prishtinë – [email protected] | ☎038 213 268

????Pejë – [email protected] | ☎039 431 217

????Gjakovë – [email protected] | ☎039 326 999

????Gjilan – [email protected] | ☎028 324 555

????Ferizaj – [email protected] | ☎0290 320 403

????Mitrovicë – [email protected] | ☎028 533 010

MFPT mbetet e përkushtuar që pensionistët të mos përballen me vështirësi gjatë procesit të lajmërimit dhe që shërbimet tona të jenë sa më afër qytetarëve.

Kërkesën mund ta bëjë vetë pensionisti dikush nga familjarët, mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyet e kërkesës.

Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë, për të siguruar që të gjitha familjet të vizitohen në kohë dhe në mënyrë të rregullt.