Aksidenti fatal në autostradë, raportohet se përveç shoferes ka vdekur edhe pasagjerja, të dyja nga Shqipëria

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë ku për pasojë humbi jetën një grua që po drejtonte një veturë me targa të huaja pas përplasjes me një kamion me targa vendore që po transportonte mallra. Policia e Kosovës deri tani ka konfirmuar vdekjen e vetëm

dhjetor 12, 2025 - 19:30
 0
Aksidenti fatal në autostradë, raportohet se përveç shoferes ka vdekur edhe pasagjerja, të dyja nga Shqipëria
Aksidenti fatal në autostradë, raportohet se përveç shoferes ka vdekur edhe pasagjerja, të dyja nga Shqipëria

Aksidenti fatal në autostradë, raportohet se përveç shoferes ka vdekur edhe pasagjerja, të dyja nga Shqipëria

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë ku për pasojë humbi jetën një grua që po drejtonte një veturë me targa të huaja pas përplasjes me një kamion me targa vendore që po transportonte mallra.

Policia e Kosovës deri tani ka konfirmuar vdekjen e vetëm një personi, por në media u raportua edhe për një viktimë të dytë dhe se të dyja gratë që humbën jetën tragjikisht ishin nga Shqipëria.

Mediumi “Sinjali” raportoi se si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesja e veturës, Elizabet Katija, 43 vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekje e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Fillimisht e lënduar rëndë, pasagjerja në veturë, Eorda Sinollari, 32 vjeçare, ka ndërruar jetë më pas nga plagët e rënda. Ajo ishte dërguar ë Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Në aksident është lënduar edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Mjetet e përfshira në aksident janë një veturë Mercedes GLE, me targa AB, e drejtuar nga Elizabet Katija (viktimë), dhe një kamion Mercedes Atego, i drejtuar nga Munish Grajçefci (i lënduar).