UT nderon ish-presidentin Rexhep Meidanin me “Doctor Honoris Causa”
Në përvjetorin e Universitetit të Tetovës, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa. Ceremonia do të mbahet më 17 dhjetor, në orën The post UT nderon ish-presidentin Rexhep Meidanin me “Doctor Honoris Causa” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në përvjetorin e Universitetit të Tetovës, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa. Ceremonia do të mbahet më 17 dhjetor, në orën 14:00, në Amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” të UT-së.
Universiteti i Tetovës vlerëson lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Rexhep Meidanit në jetën akademike dhe publike, duke e cilësuar këtë nderim si një moment të veçantë për institucionin. Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Mejdani i ka dhënë kauzës së Universitetit që në vitet e para të themelimit, si dhe për rolin e rëndësishëm të kuadrove akademike nga Shqipëria në mbarëvajtjen dhe zhvillimin institucional të UT-së.
The post UT nderon ish-presidentin Rexhep Meidanin me “Doctor Honoris Causa” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .