Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Edi Rama në Tiranë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi The post Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Edi Rama në Tiranë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2026 - 21:30
 0
Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Edi Rama në Tiranë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Në një atmosferë miqësore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të pranishmit patën mundësinë të ndajnë këtë mbrëmje të veçantë së bashku, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit mes shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Taravari dhe Limani shprehën falënderim për ftesën e Kryeministrit Rama.

“Duke hapur iftarin në një nga kryeqendrat ballkanike, Tirana. Faleminderit Edi Rama për ftesën dhe, mbi të gjitha, faleminderit që i jep jehonë këtij Muaji të Madhërueshëm dhe kaq të rëndësishëm”, kanë shkruar Taravari dhe Limani në rrjetet sociale.

The post Taravari dhe Limani marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Edi Rama në Tiranë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .