Ali Ahmeti e Bujar Osmani në iftar te Edi Rama
Bujar Osmani, së bashku me kryetarin e Ali Ahmeti, me ftesë të kryeministrit të Shqipëria, Edi Rama, morën pjesë në iftarin e shtruar në Tiranë. Osmani bëri të ditur se The post Ali Ahmeti e Bujar Osmani në iftar te Edi Rama appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bujar Osmani, së bashku me kryetarin e Ali Ahmeti, me ftesë të kryeministrit të Shqipëria, Edi Rama, morën pjesë në iftarin e shtruar në Tiranë.
Osmani bëri të ditur se gjatë mbrëmjes zhvilloi edhe një bisedë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë shumë vëllazërore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, të cilin e përgëzova për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, ka shkruar Osmani.
Sipas tij, në takim është diskutuar për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.
“Diskutuam për rrugën evropiane të vendeve tona dhe të rajonit, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët që na ndërlidhin”, theksoi Osmani.
Ai shtoi se iftari përcolli mesazhe paqeje dhe solidariteti.
“Kjo mbrëmje e veçantë përcolli mesazhe paqeje, mirëkuptimi dhe solidariteti, duke forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve dhe duke reflektuar vlerat universale që mbart muaji i Ramazanit”, u shpreh Osmani.
Në fund, ai uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazani.
“Le të na shërbejë ky muaj si kohë reflektimi, afrimi dhe humanizmi për të gjithë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, përfundoi Osmani.
The post Ali Ahmeti e Bujar Osmani në iftar te Edi Rama appeared first on Flaka, në çdo lajm... .