Aksion ndaj motoçikletave në Qendër, Aerodrom, Bit Pazar e Çair! MPB: Për 8 orë janë shqiptuar 105 dënime
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, gjatë një kontrolli në trafik në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë për shkelje të ndryshme, përfshirë ngasje pa kokore, pa leje dhe me mjete të paregjistruara. Është sekuestruar edhe një motoçikletë e paregjistruar. “Sot (25.04.2026) në periudhën nga ora 12:00 deri në 20:00 në zonën e Qendrës, […]
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, gjatë një kontrolli në trafik në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë për shkelje të ndryshme, përfshirë ngasje pa kokore, pa leje dhe me mjete të paregjistruara. Është sekuestruar edhe një motoçikletë e paregjistruar.
“Sot (25.04.2026) në periudhën nga ora 12:00 deri në 20:00 në zonën e Qendrës, Aerodromit, Bit Pazarit dhe Çairit në Shkup, sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup ka realizuar kontroll të përforcuar aksionar për shkeljet që i bëjnë drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, tricikletave, katërçikletave dhe motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 105 shoferë. Prej tyre një shofer është sanksionuar për drejtim të motoçikletës me kategori të papërshtatshme, 11 masa janë shqiptuar për drejtim të biçikletës me motor ndihmës pa patentë shoferi, 50 sanksione për ngasje pa helmetë mbrojtëse (kokore), një masë për drejtim të motoçikletës së paregjistruar, tetë sanksione për mosmbajtje të lejes së qarkullimit, një masë për lëvizje në sipërfaqe të papërshtatshme dhe 33 sanksione për shkelje të tjera. Gjatë kontrollit aksionar është sekuestruar përkohësisht një motoçikletë e paregjistruar për më shumë se gjashtë muaj”, thonë nga MPB.