Aksioni për manipulim votash, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit në Prizren

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Nga ky aksion një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash. Kete e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje. Ai

Jan 23, 2026 - 13:00
 0
Aksioni për manipulim votash, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit në Prizren
aksioni-per-manipulim-votash,-arrestohet-nje-komisioner-i-partise-se-emilja-rexhepit-ne-prizren

aksioni-per-manipulim-votash,-arrestohet-nje-komisioner-i-partise-se-emilja-rexhepit-ne-prizren

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Nga ky aksion një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash.

Kete e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.

Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit dhe se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.

Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.

“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai./GE