Aktakuzë ndaj dy personave lidhur me rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngrit aktakuzë lidhur me rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës ndaj dy personave, Y.J- Menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” dhe B.B – person përgjegjës i kompanisë. Prokurori i Shtetit dhe të pandehurit kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë si dhe
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngrit aktakuzë lidhur me rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës ndaj dy personave, Y.J- Menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” dhe B.B – person përgjegjës i kompanisë.
Prokurori i Shtetit dhe të pandehurit kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë si dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës i është propozuar Gjykatës që të pandehurit të obligohen që të
kompensojnë dëmin material në shumën prej 36,450.29 euro që i është shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës si dhe të ngarkohen me shpenzimet e procedurës penale.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme pas një pune hetimore ka ngritur aktakuzë ndaj Y.J dhe B.B për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës. I pandehuri Y.J. akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si Menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” në vlerë totale prej 386,096.20 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka vepruar ne atë mënyrë që me dashje direkte dhe me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitoj dobi pasurore kompania, ka përpiluar raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re të Prishtinës edhe pse realisht aty nuk ishin bërë punimet sipas kontratës në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, duke ia mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.”, thuhet në njoftimin e Prokuorisë,
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri B.B akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re”, ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë, për sanimin e kulmit të ndërtesës ku gjatë ekzekutimit të kontratës ka kryer punë tjera, e jo ato sikur në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, të kontratës së lartcekur.
“Në ditën kritike për shkak të kushteve atmosferike nga ndikimi i erës një pjesë e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re bie në tokë, në pjesën e rrugës, trotuarit dhe objektit përreth, duke lënduar rëndë të dëmtuarën E.U, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro dhe janë shkaktuar dëme materiale në pesë veturat e parkuara për rreth ndërtesës, me çka ka kryer veprën penale Punimet Ndërtimore të Kundërligjshme.”, ka bërë të ditur Prokuroria.