Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të dalin në votim të trija marrëveshjet për shkak se nuk pati kuorum. Deputetët e opozitës të gjithë sot e lëshuan seancën e Kuvendit për shkak se ajo nisi me vonesë.


Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të dalin në votim të trija marrëveshjet për shkak se nuk pati kuorum.
Deputetët e opozitës të gjithë sot e lëshuan seancën e Kuvendit për shkak se ajo nisi me vonesë.
Marrëveshjet ndërkombëtare në fjalë ishin këto:
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”.