Aktivistja shqiptare: Marre është të heshtësh për padrejtësinë dhe të kujtohesh vetëm kur të leverdis

Aktivistja Imrane Veliu Aliu ka reaguar me një mesazh të fortë mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe përgjegjësisë qytetare, duke adresuar ata që nënvlerësojnë përpjekjet dhe sakrificat e të tjerëve. The post Aktivistja shqiptare: Marre është të heshtësh për padrejtësinë dhe të kujtohesh vetëm kur të leverdis appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 12:00
Aktivistja shqiptare: Marre është të heshtësh për padrejtësinë dhe të kujtohesh vetëm kur të leverdis

Aktivistja Imrane Veliu Aliu ka reaguar me një mesazh të fortë mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe përgjegjësisë qytetare, duke adresuar ata që nënvlerësojnë përpjekjet dhe sakrificat e të tjerëve.

“Rikujtim për ata që kanë harruar që ato dekada që sot i quajnë ‘rezil’, rruga nuk ka qenë e shtruar me lule asnjëherë! Po ama, shumë e kollajshme për ta dërguar në humnerë çdo mund, djersë e sakrificë në kohë shumë të shkurtër… pa dhimbje, pa djersë!” – tha ajo.

Veliu Aliu kritikoi qëndrimet selektive ndaj padrejtësive dhe reagimet sipas interesave personale:

“Nuk kam kompetenca të flas për përvoja të rehatisë së kolltukut të pushtetit, por një gjë e di mirë: marre është të heshtësh përballë padrejtësisë, dhe të kujtohesh për moral e etikë vetëm kur të leverdis,” shtoi ajo.

Aktivistja gjithashtu paralajmëroi mbi rreziqet e mbrojtjes së çështjeve që nuk janë ndërtuar nga vetë individi:

“Mënyra më e poshtër e sulmit është mbrojtja me duarkryq, për diçka-në që nuk e ke ndërtuar kurrë vetë. Andaj, mos pështyj kurrë aty ku ke lëpirë… se është marre, e s’bën!”

Mesazhi i saj vjen si një thirrje për ndërgjegjësim, reflektim dhe respekt ndaj përpjekjeve historike dhe qytetare, duke nënvizuar se heshtja dhe oportunizmi janë më të dëmshme se çdo kritikë e hapur. Gazeta Flaka

The post Aktivistja shqiptare: Marre është të heshtësh për padrejtësinë dhe të kujtohesh vetëm kur të leverdis appeared first on Flaka, në çdo lajm... .