Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Forumi i Gruas i VLEN-it organizoi sot një aktivitet sensibilizues në Matkë, ku mori pjesë edhe kandidati i The post Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 6, 2025 - 00:30
 0
Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Forumi i Gruas i VLEN-it organizoi sot një aktivitet sensibilizues në Matkë, ku mori pjesë edhe kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi.

Në këtë ngjarje morën pjesë deputetja Feride Haxhiu, gjinekologia Meral Uzeiri Ferati dhe bartësi i listës Amir Idrizi, të cilët ndanë mesazhe dhe këshilla për kujdesin dhe kontrollin e rregullt shëndetësor të grave.

Në fjalën e tij, Elmazi theksoi se shëndeti i gruas është shëndeti i familjes dhe i shoqërisë sonë, duke nënvizuar rëndësinë e përkujdesjes dhe mbështetjes ndaj grave në çdo fazë të jetës.

Në përfundim, ai dha një mesazh motivues për bashkim dhe solidaritet:
“Bashkë për jetë, shëndet dhe fitore më 19 tetor!”

The post Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .