Akuza, VMRO-DPMNE: Kryeprokurori Kocevski është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së
Në vazhdën e thirrjeve të pushtetit ndaj kryeprokurorit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje, pas vendimit të qeverisë për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane The post Akuza, VMRO-DPMNE: Kryeprokurori Kocevski është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Akuza, VMRO-DPMNE: Kryeprokurori Kocevski është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/10/ljupco-kocevski.png)
Në vazhdën e thirrjeve të pushtetit ndaj kryeprokurorit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje, pas vendimit të qeverisë për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, thekson se kryeprokurori nuk ka bërë asgjë që të rritet efikasiteti në procedura dhe për këtë duhet të largohet nga pozita. Sipas tij, ai është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së.
“Prokurori Publik Lupço Kocevski me muaj i mbroj ish funksionarët e LSDM-së, Prokurorinë e ka transformuar degë të tyre. MPB dhe institucionet tjera kanë ngritur dhjetëra procedura, ndërkaq realizimi nga Prokuroria Publike është e barabartë me zero. Edhe pse kishte mundësi disa muaj, të tregojë se mund të punojë sipas ligjit, ai ka vazhduar të jetë i dëgjueshëm i LSDM-së. Qytetarët me të drejtë janë të dëshpëruar nga prokuroria dhe gjyqësori. Lupço Kocevski, si shef i Prokurorisë Publike tërësisht është hedhur në mbrojtje të ish funksionarëve të LSDM-së dhe personave të afërm të tyre”, deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
The post Akuza, VMRO-DPMNE: Kryeprokurori Kocevski është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .