Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri!
Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka komentuar idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit. Kasami thotë se janë të hapur për The post Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri!](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2024/05/Bilal-Kasami-Besa-2-bg_resize.jpg)
Kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka komentuar idenë e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit.
Kasami thotë se janë të hapur për të biseduar për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.
“Ne duam që të reflektojmë kohën e re, dhe ajo është Maqedonia pjesë e familjes europiane. Do të kishim qenë të gatshëm që të flasim për një paku ku sigurisht do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema, edhe çështja e himnit por edhe çështja e ndryshimeve të tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë, si gjuha e 20%-shit”, deklaroi Kasami.
The post Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës së shtetit, Kasami shpreh gatishmëri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .