Gostivar: Në një aksident me veturë lëndohet një 18 vjeçar
MPB Maqedoni njofton se dje në orën 18:00 në Stacionin Policor në Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Debresh, makina “Volkswagen Sharan” me targa të regjistrimit, e drejtuar nga M.H nga fshati Vrapçisht ka dalë nga rruga. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi 18-vjeçar, të konstatuara në Spitalin […]

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 18:00 në Stacionin Policor në Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale në fshatin Debresh, makina “Volkswagen Sharan” me targa të regjistrimit, e drejtuar nga M.H nga fshati Vrapçisht ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi 18-vjeçar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.
Nga MPB njoftojnë se hetim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi i DPB Gostivar.