Alarm në Liban, ushtria izraelite paralajmëron banorët të evakuohen

Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se banorët e qytetit Deir Aames në Libanin jugor duhet të evakuohen në shtëptë e tyre përpara një sulmi të planifikuar. “Paralajmërim urgjent për banorët e Libanit në qytetin Deir Aames: Duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të largoheni të paktën 1.000 metra nga fshati”, tha zëdhënësi i ushtrisë […] The post Alarm në Liban, ushtria izraelite paralajmëron banorët të evakuohen appeared first on InfoShqip.com.

Prill 24, 2026 - 20:00
Alarm në Liban, ushtria izraelite paralajmëron banorët të evakuohen

Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se banorët e qytetit Deir Aames në Libanin jugor duhet të evakuohen në shtëptë e tyre përpara një sulmi të planifikuar.

“Paralajmërim urgjent për banorët e Libanit në qytetin Deir Aames: Duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të largoheni të paktën 1.000 metra nga fshati”, tha zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee në platformën sociale amerikane X.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi aktivizimin e sirenave në vendbanimet veriore izraelite, duke përfshirë Zarit dhe Kiryat Shmona.

Në një deklaratë të mëvonshme, ushtria tha se forcat ajrore kapën një dron përpara se të hynte në hapësirën ajrore izraelite.

Paralajmërimi erdhi disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit ishte zgjatur me tre javë, pas bisedimeve në nivel ambasadorësh në Shtëpinë e Bardhë.

Armëpushimi 10-ditor i ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili hyri në fuqi më 16 prill, ishte caktuar të skadon të dielën.

Që nga 2 marsi, sulmet e zgjeruara izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 2,200 njerëz dhe kanë zhvendosur më shumë se 1 milion, sipas autoriteteve libaneze.

The post Alarm në Liban, ushtria izraelite paralajmëron banorët të evakuohen appeared first on InfoShqip.com.