Alarmante në Fushë Kosovë | Gruaja shihet duke u tërhequr zvarrë, ndërhyn Policia – 29-vjeçarja denoncon partnerin për 3 muaj dhunë

Një raportim shqetësues ka mobilizuar Policinë në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, pasi është dhënë informacioni se një person po tërhiqte zvarrë një person tjetër në rrugë. Ngjarja është raportuar më 18 gusht, rreth orës 06:30,...

gusht 20, 2026 - 09:30
Alarmante në Fushë Kosovë | Gruaja shihet duke u tërhequr zvarrë, ndërhyn Policia – 29-vjeçarja denoncon partnerin për 3 muaj dhunë
dhuna-ne-familje,-raste-te-shumta-te-raportuara-ne-gjithe-kosoven

dhuna-ne-familje,-raste-te-shumta-te-raportuara-ne-gjithe-kosoven

Një raportim shqetësues ka mobilizuar Policinë në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, pasi është dhënë informacioni se një person po tërhiqte zvarrë një person tjetër në rrugë.

Ngjarja është raportuar më 18 gusht, rreth orës 06:30, në rrugën “Abedin Sugojeva”, ku njësitet policore kanë dalë menjëherë dhe kanë hasur një çift që bashkëjetonte pa kurorë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sh.A. rreth 29 vjeçare dhe partnerin e saj, L.Sh. rreth 29 vjeçar, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa deklarimi i saj para hetuesve ka zbuluar pretendime për një histori dhune që, sipas saj, nuk kishte nisur atë mëngjes.

29-vjeçarja ka deklaruar se për rreth tre muaj ishte përballur vazhdimisht me dhunë fizike dhe psikike nga partneri.

Sipas deklarimit të viktimës, rreth mesnatës së 18 gushtit, derisa ndodheshin në banesën e tyre, i dyshuari dyshohet se e kishte goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndim në kokë.

Vetëm disa orë më vonë Policia mori informacionin për incidentin në rrugë, ku u raportua se një person po tërhiqej zvarrë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për Dhunë në Familje, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Lipjan, ndërsa rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.