Alban Zogaj: LDK e hapur për bisedime për presidentin

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij mbetet konstruktiv dhe i hapur për bisedime lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Zogaj ka theksuar se LDK-ja nuk po refuzon takimet me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka shtuar se partia e tij ka alternativa

Prill 16, 2026 - 21:00
Alban Zogaj: LDK e hapur për bisedime për presidentin
alban-zogaj:-ldk-e-hapur-per-bisedime-per-presidentin

alban-zogaj:-ldk-e-hapur-per-bisedime-per-presidentin

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij mbetet konstruktiv dhe i hapur për bisedime lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Zogaj ka theksuar se LDK-ja nuk po refuzon takimet me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka shtuar se partia e tij ka alternativa konkrete për daljen nga kriza aktuale politike.

“Jemi shumë afër afatit përfundimtar, pra koha po ecën. Kanë mbetur rreth 12 ditë deri në fund të këtij procesi. Shohim se ka urgjencë dhe duhet të intensifikohen takimet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për ngërçin politik në të cilin ndodhemi aktualisht. LDK është konstruktive në këtë proces dhe, me këtë konstruktivitet, dua të theksoj se jemi të hapur për biseda. Nuk po i refuzojmë takimet dhe as diskutimet, jemi konstruktivë dhe kemi alternativa në tavolinë. Kemi thënë vazhdimisht se ekzistojnë dy alternativa për të dalë nga kjo krizë politike, njëra është zgjedhja e një presidenti konsensual, ku partitë ulen dhe bien dakord për një emër të përbashkët, dhe pastaj vazhdohet me zgjedhjen e presidentit. Alternativa tjetër është një marrëveshje politike mes partive, ashtu siç janë zgjedhur presidentët edhe në të kaluarën. Opsioni i një presidenti konsensual po duket se po vonohet, pasi kërkon biseda më të zgjeruara”, ka thënë ai në Tëvë1.

Zogaj ka thënë se Kurti dhe Abdixhiku janë pajtuar që disa çështje të diskutimeve për presidentin të mbesin konfidenciale. Ai ka shtuar se edhe anëtarët e kryesisë nuk i dinë të gjitha diskutimet, duke thënë se e respektojnë këtë. Zogaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që javën e ardhshme të zhvillohet një takim tjetër mes Kurtit dhe Abdixhikut.