Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI kritikon përbërjen njëetnike të delegacionit në Washington
Aleanca Kombëtare për Integrim ka reaguar ndaj përbërjes së delegacionit që do të përfaqësojë Maqedonia e Veriut në dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë The post Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI kritikon përbërjen njëetnike të delegacionit në Washington appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca Kombëtare për Integrim ka reaguar ndaj përbërjes së delegacionit që do të përfaqësojë Maqedonia e Veriut në dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë një precedent të rrezikshëm për përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.
Në deklaratën e saj, AKI thekson se:
“Përbërja njëetnike e delegacionit nuk pasqyron realitetin shumëetnik të shtetit dhe përbën një përjashtim të hapur dhe të qëllimshëm. Një qasje e tillë nuk mund të arsyetohet dhe është e papranueshme.”
Sipas Aleancës, qeveria po injoron diversitetin dhe barazinë e garantuar në vend, duke shkelur frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila nuk është vetëm formalitet politik, por themeli kushtetues i funksionimit të shtetit. AKI thekson se:
“Një delegacion që nuk përfaqëson të gjithë qytetarët nuk ka legjitimitet të plotë për të folur në emër të shtetit në procese kaq të rëndësishme strategjike.”
Aleanca dënon gjithashtu qëndrimin e VLEN, duke theksuar se mbështetja e tij ndaj qeverisë ka legjitimuar këtë praktikë të papranueshme diskriminuese.
AKI kërkon përgjegjësi institucionale dhe përfshirje të barabartë të të gjitha komuniteteve në përfaqësimin ndërkombëtar, duke theksuar se:
“Përfaqësimi i barabartë nuk është zgjedhje politike – është detyrim kushtetues.”
Ky reagim vjen ndërkohë që dialogu strategjik me SHBA-të konsiderohet proces me rëndësi të veçantë për vendin, por përbërja e delegacionit ka krijuar polemika mbi legjitimitetin dhe përfaqësimin real të qytetarëve shumëetnikë të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Flaka
The post Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI kritikon përbërjen njëetnike të delegacionit në Washington appeared first on Flaka, në çdo lajm... .