Ali Ahmeti alarmon botën: Ruani arritjet e shqiptarëve në RMV

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur se kryetari i saj, Ali Ahmeti, ka shpërndarë letrën e tij të hapur të 3 prillit jo vetëm për opinionin vendas, por The post Ali Ahmeti alarmon botën: Ruani arritjet e shqiptarëve në RMV appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 18:00
Ali Ahmeti alarmon botën: Ruani arritjet e shqiptarëve në RMV

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur se kryetari i saj, Ali Ahmeti, ka shpërndarë letrën e tij të hapur të 3 prillit jo vetëm për opinionin vendas, por edhe për një rreth të gjerë partnerësh ndërkombëtarë dhe liderësh botërorë.

Në këtë letër, Ahmeti thekson angazhimin e vazhdueshëm të BDI-së për zbatimin e plotë të Marrëveshja e Ohrit, ndërtimin e një shteti multietnik dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik. Ai shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit politike në vend, duke përmendur heqjen e mekanizmit të balancuesit, sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe përpjekjet për ta kontestuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Letra është adresuar tek figura kyçe ndërkombëtare, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Gjithashtu, ajo u është dërguar edhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare si sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe zyrtarë të lartë të BE-së, SHBA-së dhe OKB-së, si dhe një numri të madh ish-diplomatësh dhe personalitetesh që kanë luajtur rol në proceset euroatlantike të rajonit.

Përmes këtij komunikimi, Ahmeti kërkon mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit politik dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit.

The post Ali Ahmeti alarmon botën: Ruani arritjet e shqiptarëve në RMV appeared first on Flaka, në çdo lajm... .