Ali Ahmeti: Kush e prek shqipen është në përballje me rendin kushtetues, nuk do të kalojë pa përgjigje

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet një letre të hapur ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe veprimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Alsat.mk. Sipas tij përdorimi i shqipes nuk është privilegj, por e drejtë e […]

Prill 2, 2026 - 12:00
Ali Ahmeti: Kush e prek shqipen është në përballje me rendin kushtetues, nuk do të kalojë pa përgjigje

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet një letre të hapur ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe veprimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Alsat.mk. Sipas tij përdorimi i shqipes nuk është privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar me Kushtetutë kurse çdo përpjekje për ta relativizuar, reduktuar apo dobësuar statusin e gjuhës shqipe dhe të drejtën e përdorimit të saj është një përballje e drejtpërdrejtë me rendin kushtetues dhe nuk do të kalojë pa përgjigje. Ahmeti porosit Gjykatën Kushtetuese që të heqë dorë nga të qenurit institucion parapolitik dhe instrument i agjendave destabilizuese, duke rrënuar rendin kushtetues dhe barazinë në vend. Duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit është themeli i shtetit, Ahmeti shkruan se nuk ka të ardhme pa barazi, nuk ka barazi pa dinjitet dhe nuk ka dinjitet pa gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Kush prek këtë parim, sipas Ahmetit prek vetë themelin e shtetit. /Alsat.mk