Ali Ahmeti: Struga po shkruan kapitullin e ri të fitores dhe bashkimit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se mbrëmë në Strugë u shënua një moment historik për Besëlidhjen e Aleancës Kombëtare për Integrim, me hapjen e shtabit zgjedhor. “Mbrëmë, zemra The post Ali Ahmeti: Struga po shkruan kapitullin e ri të fitores dhe bashkimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 2, 2025 - 13:00
 0
Ali Ahmeti: Struga po shkruan kapitullin e ri të fitores dhe bashkimit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se mbrëmë në Strugë u shënua një moment historik për Besëlidhjen e Aleancës Kombëtare për Integrim, me hapjen e shtabit zgjedhor.

“Mbrëmë, zemra e Strugës u mbush me energjinë e bashkimit dhe të fitores së ardhshme. Së bashku me kolegun tim, Ziadin Selën dhe shumë qytetarë, hapëm shtabin e Besëlidhjes së Aleancës Kombëtare për Integrim, një tempull i besës dhe i fjalës së dhënë,” u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se kandidati i BDI-së për kryetar të Strugës gëzon mbështetje të plotë dhe do të dalë fitues.

“Krenar për fitoren padyshimt të Dr. Arsim Dalipit si kryetar i Strugës dhe për listën fituese për këshilltar të prirë nga Faton Pollozhani,” tha lideri i BDI-së.

Ahmeti e përmbylli fjalën e tij duke theksuar se kjo fitore nuk është vetëm elektorale, por një fitore e vlerave.

“Fitorja jonë është fitore e dinjitetit, zhvillimit dhe përfaqësimit të drejtë. Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të Strugës dhe të gjithë vendit,” përfundoi ai. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti: Struga po shkruan kapitullin e ri të fitores dhe bashkimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .