Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana
Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën jetën rreth 40 persona e mbi 100 të tjerë u lënduan, shkruan TV21. Aliu tha se janë në komunikim me autoritetet shëndetësore në Zvicër. “Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe […]
Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën jetën rreth 40 persona e mbi 100 të tjerë u lënduan, shkruan TV21.
Aliu tha se janë në komunikim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.
“Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës pas zjarrit tragjik në Kran-Montana.
Tashmë jemi në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër.
Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Azir Aliu.
Ndërkohë, edhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se po monitorin zhvillimet dhe se janë në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë qytetarëve.