“Amandamentet kushtetuese do të zbatoheshin pas 5 vjetësh, s’kanë të bëjnë me mandatin tim” – thotë Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka përmbushur obligimin e tij të paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit. Ajo sqaroi edhe ndikimin e amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. “Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri

Mars 6, 2026 - 09:30
 0
“Amandamentet kushtetuese do të zbatoheshin pas 5 vjetësh, s’kanë të bëjnë me mandatin tim” – thotë Osmani
“amandamentet-kushtetuese-do-te-zbatoheshin-pas-5-vjetesh,-s’kane-te-bejne-me-mandatin-tim”-–-thote-osmani

“amandamentet-kushtetuese-do-te-zbatoheshin-pas-5-vjetesh,-s’kane-te-bejne-me-mandatin-tim”-–-thote-osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka përmbushur obligimin e tij të paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit.

Ajo sqaroi edhe ndikimin e amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

“Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri mbrëmë, pra për pasardhësin e menjëhershëm për mandatin tim. Arsyeja është shumë e thjeshtë, vetë amandamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojë 6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.Kjo do të thotë se, edhe sikur këto amandamente të miratoheshin mbrëmë, ato nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Pra, deri dje në mesnatë, ka qenë afati për zgjedhjen e pasardhësit tim,  ai do të zgjidhej nga Kuvendi, dhe vetëm pas 5 vjetësh do të krijohej mundësia për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim aktual”, tha Osmani