Ambasada gjermane shpreson në formim të shpejtë të institucioneve të reja

Të dielen në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth procesit të votimit, u deklarua edhe Ambasada e Gjermanisë. Kjo ambasadë shpreson se institucionet e reja do të formohen shpejtë dhe në mënyrë konstruktive. “Pas zgjedhjeve të rregullta dhe të qeta, mezi presim të bashkëpunojmë me institucionet dhe qeverinë e re, të cilat shpresojmë se

dhjetor 30, 2025 - 15:00
 0
Ambasada gjermane shpreson në formim të shpejtë të institucioneve të reja
Ambasada gjermane shpreson në formim të shpejtë të institucioneve të reja

Ambasada gjermane shpreson në formim të shpejtë të institucioneve të reja

Të dielen në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth procesit të votimit, u deklarua edhe Ambasada e Gjermanisë. Kjo ambasadë shpreson se institucionet e reja do të formohen shpejtë dhe në mënyrë konstruktive.

“Pas zgjedhjeve të rregullta dhe të qeta, mezi presim të bashkëpunojmë me institucionet dhe qeverinë e re, të cilat shpresojmë se do të formohen gjithashtu në një mënyrë të shpejtë dhe konstruktive”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ishin votimet e katërta për qytetarët e Kosovës. Këto ishin të dytat parlamentare, pas një bllokade prej më shumë se nëntë muajsh, ku nga zgjedhjet që u mbajtën më 9 shkurt nuk u arrit formimi i institucioneve të Kosovës.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota. Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%. AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.