Ambasada gjermane thotë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme

Ambasada gjermane në Kosovë e ka quajtur të papranueshëm faktin që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ende nuk janë vënë para dretësisë. Ambasada përmendi se ai i cili mori përgjegjësinë për sulmin – Millan Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. “Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa

shtator 24, 2025 - 12:30
 0
Ambasada gjermane thotë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme
Ambasada gjermane thotë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme

Ambasada gjermane thotë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme

Ambasada gjermane në Kosovë e ka quajtur të papranueshëm faktin që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ende nuk janë vënë para dretësisë. Ambasada përmendi se ai i cili mori përgjegjësinë për sulmin – Millan Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi.

“Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, tha Ambasada përmes një reagimi në Facebook të mërkurën, në dy vjetorin e sulmit terrorist.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Millan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë. Forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, ndërkohë që pjesëtarë të grupit terrorist u larguan drejt Serbisë përmes rrugëve malore.

Grupi prej rreth 50 personave që udhëhiqej nga kryeterroristi, Milan Radoiçiq – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar edhe nga institucionet vendore si i përfshirë në vrasje – me veshje ushtarake ishte vendosur në Manastirin e Banjskës e përreth tij.
Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Radoiçiq, si udhëheqës i grupit. Sipas aktakuzës ata kanë kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpëlarje të parasë.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë. Millan Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar./Kosovapress/