Andonovski për rastin me kryetaren e Antikorrupsionit: I hidhet njollë institucionit, por kjo nuk duhet të thotë prishje të kredibilitetit të saj
Rasti me kryetaren aktuale të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila u gjend midis të dyshuarve në lëndën “Aditiv”, sipas ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski, i hedh njollë institucionit. Andonovski konsideron se derisa nuk përfundon procedura për rastin, në të të cilin Dimitrovska është e dyshuar, do të ishte e […]


Rasti me kryetaren aktuale të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila u gjend midis të dyshuarve në lëndën “Aditiv”, sipas ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski, i hedh njollë institucionit. Andonovski konsideron se derisa nuk përfundon procedura për rastin, në të të cilin Dimitrovska është e dyshuar, do të ishte e pahijshme që ajo të vazhdojë ta ushtrojë funksionin kryetare e KSHPK-së, njofton Portalb.mk.
Megjithatë, ministri potencoi se situata konkrete nuk do të thotë prishje e kredibilitetit të institucionit për shkak se, siç tha, bëhet fjalë për një anëtar, madje edhe ai të jetë edhe kryetar i Komisionit.
“Shpresoj se KSHPK me sukses do të vazhdojë ta kryejë punën e zij. Ka tre kompetenca shumë të mëdha – përplasje të interesave dhe parandalim të korrupsionit, verifikim të ligjeve, por edhe punë sipas Strategjisë për parandalim të korrupsionit. Shpresoj se anëtarët do të gjejnë forcë të vazhdojnë me punë, diçka që e kanë bërë edhe dje”, deklaroi Andonovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ai theksoi se pret që situata aktuale në KSHPK të mos keqpërdoret nga asnjë parti politike. Konsideron se nuk ekziston mundësi që të paralizohet puna e KSHPK-së, duke pasur parasysh disa kërkesa për shkarkim të të gjithë përbërjes së Komisionit.
“Nuk shoh arsye se pse anëtarët e tjerë do të bartnin përgjegjësi për veprimet personale për njërin nga anëtarët, për procedurat potenciale, sepse bëhet fjalë për person të dyshuar. Dhe nuk do të kisha dashur të vazhdojë në politizim të procesit sepse kjo përbërje, si edhe përbërja e kaluar e KSHPK-së, ishte i zgjedhur në Kuvend me mbështetje nga të gjithë partitë politike, duke përfshirë edhe nga organizatat joqeveritare, në një procedurë transparente e cila konsiderohej shembull për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të trupave të këtillë të pavarur”, tha Andonovski në konferencën për shtyp, në të cilën promovoi e-shërbime të reja për qytetarët.
Anëtarët e tjerë të KSHPK-së, siç tha, duhet të tregojnë me shembull se puna e tyre është e besueshme.
Krytearja aktuale e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, është një nga të dyshuarit në hetimin e zgjeruar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për rastin “Aditiv”. Ajo është e dyshuar se përmes aplikacioneve për mesazhe i ka dhënë sekrete zyrtare një të akuzuari tjetër në këtë rast.
Vitin e kaluar, IRL botoi storjen investigative ku zbuluan se si një nëpunëse postare pa përvojë në biznesin e kimikateve u shiti Elektranave aditiv disa herë më shtrenjtë se vlera e tij aktuale e tregut dhe se si zyrtarë të lartë të qeverisë i mundësuan asaj qasje në tenderat shumë milionëshe të EMV-së.
Gjashtë drejtorë nga SHA Elektranat dyshohen për pastrim parash dhe abuzime në procedurat e tenderit në kompaninë shtetërore dhe dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet në 6.5 milionë euro. Gjithsej 23 persona janë përfshirë në operacionin e koduar “Aditiv” dhe lënda udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
- LEXO: Kryetarja e Antikorrupsionit, Dimitrovska e dyshuar në rastin “Aditiv”, Gjykata ia mori pasaportën dhe të drejtën e punës
- LEXO: Njëmbëdhjetë të arrestuar për furnizimet e dyshimta me derivate në RMV, Vasko Kovaçevski në arrati
- LEXO: Aksion policor në Shkup, Policia arrestoi edhe ish-drejtorin dhe djalin e deputetit të BDI-së në lidhje me keqpërdorimin e derivateve
- LEXO: RMV, rekomandimet e Antikorrupsionit çojnë drejt robërimit të institucioneve