Bisedimet kanë nisur, Leao pritet të largohet nga Milani për 100 milionë euro

Rafael Leao bën gati valixhet, Milan mbulohet me para. Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao. Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon. Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, Blutë po rritin interesin e tyre për Leao. Gjigantët londinez kanë […]

Prill 25, 2025 - 19:00
 0  6
Bisedimet kanë nisur, Leao pritet të largohet nga Milani për 100 milionë euro

Rafael Leao bën gati valixhet, Milan mbulohet me para.

Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milan-it, Rafael Leao.

Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon.

Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, Blutë po rritin interesin e tyre për Leao.

Gjigantët londinez kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm.

Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon.

Kontrata e tij me Milan-in zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro, por Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 100 milionë euro.