Loredana shokon me përgjigjjen për Jozin

Loredana Brati ishte e ftuar në një intervistë. Aty ajo u shpreh se është ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë. Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë. Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat […]

Prill 27, 2025 - 05:00
 0  5
Loredana shokon me përgjigjjen për Jozin

Loredana Brati ishte e ftuar në një intervistë. Aty ajo u shpreh se ësh të ende e dashuruar me Jozin dhe se ndjenjat nuk mund të fshihen kaq lehtë.

Ajo po ashtu tregoi se ende ka unazën që ai i kishte dhënë brenda shtëpisë.

Në lidhje me të ardhmen, Loredana u shpreh: “Dua t’i shikoj gjërat mirë, nuk i falem dot vetëm ndjenjave”, duke theksuar se dëshironte që mendja dhe zemra të shkonin bashkë, për të marrë vendime të qarta.

Ajo gjithashtu përmendi se nuk e kishte takuar ende Jozin, përveç disa komunikimeve të shkurta që kishin pasur.

Kur u pyet nëse kishte marrë një vendim lidhur me marrëdhënien e saj me Jozin, Loredana tregoi se ka marrë një vendim, por preferon t’ia lërë kohës dhe të heqë çdo dyshim apo pikëpyetje që mund të ketë mbi këtë çështje.