Andrea Agnelli po rikthehet te Juventusi me Red Bull, me Klopp si trajner

Juventusi i madh po kthehet. Më 29 nëntor 2022, Andrea Agnelli u largua nga Juventusi pas skandalit të fitimeve kapitale, por po bëhet gati për rikthimin e madh, madje me trajner gjermanin Jurgen Klopp. Ish-presidenti i klubit bardhezi do të marrë drejtimin e “Zonjës” me mbështetjen e një fondi investimi. Negociatat kanë vazhduar prej disa […]

Mars 13, 2025 - 15:00
 0  4
Andrea Agnelli po rikthehet te Juventusi me Red Bull, me Klopp si trajner

Juventusi i madh po kthehet.

Më 29 nëntor 2022, Andrea Agnelli u largua nga Juventusi pas skandalit të fitimeve kapitale, por po bëhet gati për rikthimin e madh, madje me trajner gjermanin Jurgen Klopp.

Ish-presidenti i klubit bardhezi do të marrë drejtimin e “Zonjës” me mbështetjen e një fondi investimi. Negociatat kanë vazhduar prej disa muajsh.

Një fond amerikan mund ta ndihmojë atë, ndërkohë që pritet përfshirja e Red Bull. Agnelli ka fituar 19 trofe me Juventusin dhe, nëse merr Klopp, projekti duket që tani mjaft premtues.