Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës, ambasadori Gonzato: U impresionova nga pikturat e refugjatëve të rinj!

Pasditen e sotme në Portin e Durrësit është ankoruar anija muze “Art Explora”, e cila do të ofrojë për qytetarët një sërë aktivitetesh artistike e kulturore. I pranishëm në këtë ceremoninë  ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij, Gonzato e cilësoi qytetin bregdetar të Durrësit si dritaren shqiptare në […]

Prill 11, 2025 - 07:00
 0  10
Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës, ambasadori Gonzato: U impresionova nga pikturat e refugjatëve të rinj!

Pasditen e sotme në Portin e Durrësit është ankoruar anija muze “Art Explora”, e cila do të ofrojë për qytetarët një sërë aktivitetesh artistike e kulturore.

I pranishëm në këtë ceremoninë  ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato e cilësoi qytetin bregdetar të Durrësit si dritaren shqiptare në Mesdhe.

Gjithashtu, ai vlerësoi ‘Art Exploran’ për këtë projekt kulturor, i cili do qëndrojë në portin e Durrësit për 12 ditë dhe do jetë e mbushur me aktivitete dhe shfaqje të ndryshme.

Pjesë nga fjala e Gonzatos:

Jam i lumtur që jam në Durrës, dritarja shqiptare në Mesdhe. Kënaqësi që jam këtu dhe bravo Art Explora. Realizoi një projekt të çmendur, kjo anije rrugëtuese në Mesdhe. Jam i impresionuar nga pikturat e refugjatëve të rinj. Mesdheu ka qenë vend shkëmbimi tregtar, kulturor dhe gastronomik. Krenar që BE mbështeti financiarisht këtë iniciativë. Kultura ka rol në ecurinë e Shqipërisë për të hyrë në BE. Një ecuri është shndërrim kulturor dhe shoqëror. Kultura është instrumenti që nxit shpirtin kritik dhe lirinë e shprehjes që janë vlera themelore.