PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatuara me shpërndarjen e zarfeve në Greqi. Në letër të PD shkruhet se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera. “Duke pasur parasysh […]

maj 7, 2025 - 12:00
 0  6
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatuara me shpërndarjen e zarfeve në Greqi.

Në letër të PD shkruhet se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera.

“Duke pasur parasysh problematikat e raportuara lidhur me shpërndarjen e zarfeve me fletë votimi dhe materialeve zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë rezidentë në Greqi, PD-ASHM ka vënë në dispozicion, në mënyrë të përsëritur, indicie dhe prova mbi këto çështje.

Theksojmë se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura deri më datë 06.05.2025, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera që mund të na vijnë në orët dhe ditët në vijim”, shkruhet në shkresë.