“Zero ambicie për luks dhe para, në moshën time interesat janë të tjera”, Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se rikthimi i tij në krye të partisë dhe kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit nuk vinë si ambicie për para apo luks. Në takimin në Lushnje, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Berisha tha se ai u rikthye për të mos ia lënë kontrollin e opozitës kryeministrit […]

Prill 11, 2025 - 07:00
 0  10
“Zero ambicie për luks dhe para, në moshën time interesat janë të tjera”, Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se rikthimi i tij në krye të partisë dhe kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit nuk vinë si ambicie për para apo luks.

Në takimin në Lushnje, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Berisha tha se ai u rikthye për të mos ia lënë kontrollin e opozitës kryeministrit Edi Rama.

Sali Berisha: Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Berishën) e merr pas vetes. E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione.