Banori thotë “Rama ik”/Kryeministri: Rrofsh që kalove o hudhër! E plase syrin e keq
Kreu i Partisë Socialiste, ndodhej në Fushë-Krujë ku përmbylli takimin elektoral në këtë qytet. Ndërkohë që Rama po prezantonte programin elektoral dhe arritjet e qeverisë, si dhe prioritetet për vitet e ardhshme, një nga banorët gjatë takimit elektoral ka thirrur “Rama ik”. Pas thirrjes së banorit, Rama është shprehur me batuta: “Ne nuk konkurrojmë me […]

Kreu i Partisë Socialiste, ndodhej në Fushë-Krujë ku përmbylli takimin elektoral në këtë qytet.
Ndërkohë që Rama po prezantonte programin elektoral dhe arritjet e qeverisë, si dhe prioritetet për vitet e ardhshme, një nga banorët gjatë takimit elektoral ka thirrur “Rama ik”.
Pas thirrjes së banorit, Rama është shprehur me batuta: “Ne nuk konkurrojmë me Gjermaninë. Garën me Gjermaninë e bënte bufi kur ishte në qeveri…Aman vdeksha, se po e prisja këtë. A vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove o hudhër. Tani jemi në rregull. Po e prisja që në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’ që të plasë syri i keq, e plasi syrin e keq, tani kanë për ta parë në 11 maj. E ku e tha?! Sa përmenda unë fjalën kënetë. Po ju nuk e patë si ishte, se i kishte flokët e lagur sepse sa kishte dalë nga dushi”, tha Rama.