ANKETA: VLEN dhe BDI i ndan vetëm 0.1 për qind
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, bindshëm udhëheqin me besueshmëri në anketën e fundit të realizuar nga agjencia “Market Vizion”, me porosi të mkd.mk, The post ANKETA: VLEN dhe BDI i ndan vetëm 0.1 për qind appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, bindshëm udhëheqin me besueshmëri në anketën e fundit të realizuar nga agjencia “Market Vizion”, me porosi të mkd.mk, në periudhën nga 6 deri më 15 dhjetor, me gjithsej 1200 të anketuar.
Në pyetjen se te cili lider politik kanë më shumë besim, 27,2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur për Hristijan Mickoskin. Në vendin e dytë me 5.3 për qind besim është Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Pas tij vijnë Maxim Dimitrievski dhe Venko Filipçe me nga 3,6%, pastaj Arben Taravari (2,9%), Dimitar Apasiev (2,26%), Izet Mexhiti (1,8%), Bilall Kasami (0,7%), Ziadin Sela (0,5%) dhe Afrim Gashi (0.2%).

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin, në rast se mbahen nesër zgjedhje, 21.5% të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 5.5% thonë se do ta votonin koalicionin VLEN, 5.5% për BDI-në. 5.4% për LSDM-në, 3,9% për Levicën, 2,9%, për ZNAM 2,1%…

Vlen të theksohet se më shumë se 50 për qind e të anketuarve në këtë anketë, janë përgjigjur se nuk duan të përgjigjen n pyetjet e parashtruara, se nuk do të votojnë, ose se nuk kanë vendosur ende dhe se nuk dinë për kë të votojnë.

The post ANKETA: VLEN dhe BDI i ndan vetëm 0.1 për qind appeared first on Flaka, në çdo lajm... .