Durmishi: Raporti i Revizionit ka konstatuar një sërë shkeljesh të udhëheqësisë paraprake

Sipas revizionit që është bërë në Ministrinë e Ekonomisë, në vitin 2021, është bërë furnizimi i një Softverit për menaxhim të aplikacioneve për nevojat e ministrisë në vlerë prej mbi 2 milion denarë, por asnjëherë nuk është vënë në funksion. Këtë e bëri të ditur Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili shtoi se, ka […]

shkurt 6, 2025 - 17:00
 0  3
Durmishi: Raporti i Revizionit ka konstatuar një sërë shkeljesh të udhëheqësisë paraprake

Sipas revizionit që është bërë në Ministrinë e Ekonomisë, në vitin 2021,
është bërë furnizimi i një Softverit për menaxhim të aplikacioneve
për nevojat e ministrisë në vlerë prej mbi 2 milion denarë, por asnjëherë
nuk është vënë në funksion.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi,
i cili shtoi se, ka indikacione për shkelje të procedurave.

Më poshtë mund ta lexoni prononcimin e plotë të ministrit Besar Durmishi

Siç kam deklaruar më herët se do të angazhojë revizion për të parë se si janë zhvilluar
procedurat në periudhën paraprake, del se shkeljet janë të shumta. Informacionet që i
kemi siguruar janë dëshmi se si ka punuar dhe si kanë udhëhequr me këtë ministri. Në
pah vihet keqeverisja, mungesa e transparencës, dhe një sërë shkeljesh të procedurave
administrative dhe ligjore.

Tashmë raportin e kemi, dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa
për të zbardhur gjithë këtë situatë.

Sipas Raportit gjatë kësaj periudhe janë bërë shkelje të shumta dhe mosrespektimi i
procedurave administrative dhe rregullores se brendshme.

Shkelje janë bërë në procedurën e furnizimeve publike. Në vitin 2021, është bërë
furnizimi i Softverit për menaxhim të aplikacioneve nga persona fizik dhe juridik për
nevojat e ministrisë në vlerë prej 2 milion e 490 mije denarë, por i njëjti nuk është në
funksion dhe nuk ka asnjë shpjegim ose raport se pse nuk është vënë në funksion ky
Softver. Ka indikacione për shkelje të procedurave pasi i gjithë procesi është kryer në
afat prej 15 ditëve kur dihet se bëhet fjalë për një Softver që kërkon kohë dhe
profesionist. Revizioni konstaton se kjo paraqet rrezik dhe ka shkelje sepse për dy jave
është kryer e gjithë procedura.

Po ashtu në vitin 2022, është nënshkruar kontratë për furnizim publik për punë
ndërtimore në lidhje me ndërtimin e Linjës infrastrukturore dhe rrethojat e parcelave në
lokacionin Manastirec në Makedonksi Brod, dhe në lokacionin Amzabegovoi Sveti
Nikole, në shumë prej 25 milion denarë ( 400 mijë euro). Nga ana e revizionit janë
konstatuar disa lëshime, të cilat janë dyshuese ka të bëjë me faktin se edhe pse është
nënshkruar kontratë me firmën përzgjedhëse realizuese këto punë nuk janë kryer aspak
gjegjësisht bëhet fjalë për ndërtimin e një qendre foto-voltaike. Nga ky mos realizim
dhe nga kjo neglizhencë e ish drejtuesve të ministrisë nuk janë realizuar mjetet e
parapara të Ministrisë së Ekonomisë. Në këtë drejtim shteti ka humbur investitorin nga i
cili do të gjeneroheshin të ardhura dhe do të hapeshin vende të reja të punës.
Parregullsi ka konstatuar edhe në angazhimin e personave me kontrate në vepër si nga
aspekti i pranisë në punë dhe mungesës së evidencës, detyrat dhe obligimet e punës
dhe përgatitjes profesionale adekuate të tyre. Revizioni shkelje ka konstatuar edhe në
shfrytëzimin e veturave zyrtare dhe mos plotësimi i dokumentacionit adekuat ligjor, këtu
përfshihet edhe furnizimin me karburant të këtyre veturave.
Po ashtu pas një procedure të vecantë administrative kemi informacione se buxheti i
shtetit është dëmtuar për 127.721.000.00 denar ose përafërsisht 2 milion euro, si
rezultat i mosmarrjes së masave nga ana e komisioneve të ministrisë në periudhën prej
vitit 2019 e deri më 2023. Komisionet për kundërvajtje janë formuar në vitin 2022, por
deri më 2024 nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim duke bërë që shumë lëndë të
vjetërsohen dhe shteti të humbet këtë shumë. Numri i lëndëve që janë vjetërsuar është
1534 dhe nuk mund të udhëhiqet tashmë asnjë procedurë.
Njoftojmë opinionin se Komisioni për kundërvajtje dhe shqiptimin e sanksioneve në
Ministrinë e Ekonomisë është formuar më datën 04.10.2022, madje 4 vjet e 4 muaj nga
pranimi i lëndëve nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë?! Në
raportet deri te ministri, anëtarët e komisionit japin informacione se nuk ka kushte të
formohet komisioni, të funksionojë dhe të punojë për shkak që nuk ka numër të
mjaftueshëm të anëtarëve ( duhet 5 ose 7 anëtarë)kurse kanë punuar vetëm 3 anëtarë,
shtrohet pyetja çfarë kanë punuar shërbimet në ME 4 vjet e 4 muaj? Dhe siç shihet, si
rezultat i mosfunksionimit të këtij komisioni ka ardhur deri te vjetërsimi i mbi 1500
lëndëve.
Pra shiç mund edhe të shihni, janë një sërë shkeljesh të cilat i ka konstatuar revizioni.
PUBLIKISHT FTOJ ORGANET KOMPETENTE TË SHQYRTOJNË RAPORTIN E
REVIZIONIT.TË GJITHË ATA QË KANË BËRË SHKELJE OSE KANË ABUZUAR ME
LIGJIN, DO TË JAPIN LLOGARI.