Apel nga Ministria e Transportit për gjithë shoferët në Maqedoninë e Veriut
Ministria për Transport në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar që të gjithë rrugët në vend janë të kalueshme, ndërkohë ka apeluar deri te qytetarët për marrjen e disa masave përgatitore kur të lëvizin me vetura, transmeton Portalb.mk. “Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë”, me të gjitha ekipet është në […]
Ministria për Transport në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar që të gjithë rrugët në vend janë të kalueshme, ndërkohë ka apeluar deri te qytetarët për marrjen e disa masave përgatitore kur të lëvizin me vetura, transmeton Portalb.mk.
“Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë”, me të gjitha ekipet është në terren dhe në vazhdimësi kryen pastrimin e rrugëve shtetërore”, njoftoi Ministria, duke vlerësuar që të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore dhe lagështie.
Ata apelojnë deri të ngasësit e veturave që të marrin pajisje dimërore për vozitje, të rritin kujdesin, të respektojnë sinjalizimin dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugëve.
Ministria premtoi gatishmëri të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore dhe Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë për mirëmbajtjen e rrugëve duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat në terren.
Ndërkohë Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) ka sqaruar që rrugët në Strazhë, Gjavato dhe Mavrovë janë të kufizuara për mjete të rënda transporti, ndërsa për rrugën Tetovë – Kodër e Diellit duhet të ketë pajisje dimërore (zinxhir).
Ndryshe, në dy ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur edhe aksidente edhe me pasoja vdekjeprurëse.
Ditëve të fundit të javës ka pasur reshje të pandërprera shiu, ndërsa në disa pjesë të vendit edhe reshje të dendura bore.