RMV, paraburgim për 27 dhe 21 vjeçarin për vjedhje të dhunshme në “Neptun”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet në lidhje me vjedhjen e dhunshme që ka ndodhur pardje në Shkup nga dy qytetarët e maskuar, transmeton Portalb.mk. “Ndaj dy personave të moshës 27 dhe 21 vjeç, Prokurori Themelore Publike në Shkup ka sjellën Urdhër për procedurë hetimore për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara se […]

dhjetor 1, 2024 - 14:00
 0  5
RMV, paraburgim për 27 dhe 21 vjeçarin për vjedhje të dhunshme në “Neptun”
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet në lidhje me vjedhjen e dhunshme që ka ndodhur pardje në Shkup nga dy qytetarët e maskuar, transmeton Portalb.mk.

“Ndaj dy personave të moshës 27 dhe 21 vjeç, Prokurori Themelore Publike në Shkup ka sjellën Urdhër për procedurë hetimore për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara se si bashkërisht kanë kryer veprën penale – vjedhje, e dënueshme në bazë ë nenit 237, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria.

Raportohet se të dy të maskuar kanë ardhur me trotinet elektrik para dyqanit “Neptun” te parku i qytetit. Ata kishin me vete edhe armë zjarri, ndërsa njëri edhe dinamit të improvizuar. Ashtu të armatosur, ata kanë kërcënuar edhe të punësuarit dhe blerësit, duke i marrë nga arka gjithsej 556 146 denarë.

Prokuroria sqaroi që në afërsi të dyqanit, policia ka kapur menjëherë të dyshuarit, për të cilët Prokuroria deri të Gjykata Themelore Penale në Shkup ka kërkuar paraburgim.