Arben Ibraimi demanton Zëvendësministrin: “Unë isha kandidati i duhur”
Arben Ibraimi, ish-kandidat për kryeshefin e policisë në Ohër, e ka demantuar publikisht Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseini, i cili gjatë një interviste në emisionin ClickPlus deklaroi se The post Arben Ibraimi demanton Zëvendësministrin: “Unë isha kandidati i duhur” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Arben Ibraimi, ish-kandidat për kryeshefin e policisë në Ohër, e ka demantuar publikisht Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseini, i cili gjatë një interviste në emisionin ClickPlus deklaroi se gjetja e personit adekuat për këtë pozicion ndonjëherë është problematike.
“Unë isha kandidat dhe ky zv.ministër, që nuk ka asnjë fuqi, më njeh shumë mirë,” tha Ibraimi. “Ja ku jam me emër e mbiemër, i plotësoja të gjitha kriteret, plus isha dhe viktimë e pushtetit të kaluar. Pas asaj që ndodhi në Ohër, unë dorëzova dorëheqjen pas 21 vitesh pune të ndershme në polici dhe sot ndodhem në Amerikë.”

Ai shtoi se është i gatshëm të ballafaqohet me gazetarët dhe të ofrojë fakte për të mbështetur pohimet e tij: “Gazetarja mund të më kontaktojë tani dhe ballafaqohem me fakte.”
Deklarata e Ibraimit vjen pas kritikave për procedurën e emërimit të kryeshefit në Ohër dhe ngre dyshime mbi mënyrën se si po menaxhohen këto pozicione në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gazeta Flaka
The post Arben Ibraimi demanton Zëvendësministrin: “Unë isha kandidati i duhur” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .