Arben Taravari e shkëputi elektoratin e ASH-së nga VLEN – Arben Fetai nuk arriti ta ndalë

Arben Fetai, i vetëshpallur si trashëgimtar politik i ASH-së brenda koalicionit VLEN, nuk ka arritur të matet as në nivelin minimal të përkrahjes në mesin e liderëve shqiptarë, sipas anketës The post Arben Taravari e shkëputi elektoratin e ASH-së nga VLEN – Arben Fetai nuk arriti ta ndalë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 12, 2025 - 13:00
 0  3
Arben Taravari e shkëputi elektoratin e ASH-së nga VLEN – Arben Fetai nuk arriti ta ndalë

Arben Fetai, i vetëshpallur si trashëgimtar politik i ASH-së brenda koalicionit VLEN, nuk ka arritur të matet as në nivelin minimal të përkrahjes në mesin e liderëve shqiptarë, sipas anketës më të fundit të realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision, raporton Flaka. Kjo e bën rolin dhe peshën e tij politike brenda VLEN-it praktikisht të papërfillshme, sidomos në krahasim me rejtingun që gëzon ASH e Arben Taravarit pas ndarjes.

Sipas anketës, koalicioni VLEN ka pësuar një tkurrje drastike nga 13% në vetëm 7.7%, duke humbur 5.3% të mbështetjes brenda pak muajsh. Kjo rënie ndodh pas largimit të ASH-së së Taravarit, e cila tashmë matet veçmas dhe ka 3.6% mbështetje.

Kjo situatë tregon se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të dikurshëm të VLEN-it ka ndjekur Taravarin në rrugëtimin e tij opozitar, duke dëmtuar rëndë strukturën elektorale të koalicionit të mbetur.

Rezultatet ngrejnë pyetje serioze për legjitimitetin dhe fuqinë reale të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme dhe theksojnë nevojën për një ristrukturim të thellë politik nëse synon të mbijetojë në skenën politike shqiptare.

Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se opozita shqiptare e drejtuar nga BDI dhe ASH është tashmë dyfish më e fuqishme se vetë VLEN-i, duke përmbysur balancat politike dhe duke shënuar një moment kritik në riorientimin e skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Anketa e  MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision është realizuar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, duke përdorur metodën CATI – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit, mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë së Veriut sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Flaka

Lexo edhe:

Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN

Anketa- VLEN pëson rënie të fortë pas largimit të ASH-së së Taravarit: Nga 13% në 7.7%

Anketa e re: Ahmeti i pari mes shqiptarëve, Taravari i dyti – Liderët e VLEN-it në fund të listës

Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve

Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit

The post Arben Taravari e shkëputi elektoratin e ASH-së nga VLEN – Arben Fetai nuk arriti ta ndalë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .