Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit
Sipas të dhënave nga anketa më e fundit e realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, qytetarët janë të ndarë në mendime për drejtimin që ka marrë vendi, The post Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas të dhënave nga anketa më e fundit e realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë “Market Vision”, qytetarët janë të ndarë në mendime për drejtimin që ka marrë vendi, përcjell Flaka, duke u thirrur në rezultatet e sondazhit nga MKD.MK
Në pyetjen “Në cilin drejtim mendoni se po shkojnë punët në Maqedoninë e Veriut?”, 34.3% e të anketuarve janë shprehur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 40.5% konsiderojnë se po shkon në drejtim të gabuar.
Pavarësisht qëndrimive kritike, të dhënat tregojnë një rritje graduale të atyre që besojnë se situata po përmirësohet, duke reflektuar një lëvizje pozitive në perceptimin publik krahasuar me muajt e kaluar.
Anketa u zhvillua nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, përmes metodës CATI (intervistim telefonik i asistuar nga kompjuter), mbi një mostër përfaqësuese prej 1.200 qytetarësh në nivel republikan, sipas rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat e regjistrimit të vitit 2021.
Anketa e MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision është realizuar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, duke përdorur metodën CATI – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit, mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë së Veriut sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Flaka
Lexo edhe:
Anketa e re: Opozita shqiptare dyfish më e fuqishme se koalicioni VLEN
Anketa- VLEN pëson rënie të fortë pas largimit të ASH-së së Taravarit: Nga 13% në 7.7%
Anketa e re: Ahmeti i pari mes shqiptarëve, Taravari i dyti – Liderët e VLEN-it në fund të listës
Anketa e re: Arben Fetai dhe Zeqirja Ibrahimi jashtë rejtingjeve të liderëve
The post Anketa e re: Pothuaj gjysma e qytetarëve skeptikë për drejtimin e vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
