Arben Taravari mbështet studentët shqiptarë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur mbështetje të hapur për studentët shqiptarë që kërkojnë të drejtat e tyre për trajtim të barabartë në universitet. Ai thekson se The post Arben Taravari mbështet studentët shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 18:00
Arben Taravari mbështet studentët shqiptarë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur mbështetje të hapur për studentët shqiptarë që kërkojnë të drejtat e tyre për trajtim të barabartë në universitet. Ai thekson se kërkesat e tyre janë të drejta dhe legjitime.

Në një reagim publik, Taravari deklaroi:

“Si baba i një studenti dhe si profesor universitar, nuk mund të qëndroj indiferent përballë zërit dhe kërkesave të studentëve shqiptarë.”

Ai thekson se mbështetja e tij është pa asnjë interes politik, por buron nga detyrimi moral për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat themelore:

“I përkrah studentët me gjithë zemër, larg çdo interesi tjetër, sepse besoj se e drejta dhe dinjiteti i tyre janë mbi çdo kalkulim tjetër.”

Sipas Taravarit, kërkesa e studentëve nuk është e tepruar, por lidhet me parimin e thjeshtë të trajtimit të barabartë:

“Ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë veçse atë që u takon – trajtim të barabartë.” Gazeta Flaka

The post Arben Taravari mbështet studentët shqiptarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .