Arbër Ademi në mbështetje të protestës studentore: “Do të jem në krah të tyre”
Nënkryetari i BDI-së dhe profesori universitar Arbër Ademi ka shprehur mbështetje të hapur për protestën e studentëve të paralajmëruar për të hënën, më 6 prill, duke e cilësuar atë si The post Arbër Ademi në mbështetje të protestës studentore: “Do të jem në krah të tyre” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i BDI-së dhe profesori universitar Arbër Ademi ka shprehur mbështetje të hapur për protestën e studentëve të paralajmëruar për të hënën, më 6 prill, duke e cilësuar atë si një reagim të drejtë për kërkesa legjitime.
“Të hënën, më 6 prill, studentët do të protestojnë për të drejtën e tyre,” deklaroi Ademi, duke theksuar se situata aktuale është shqetësuese për këdo që merret me arsimin dhe drejtësinë.
Ai nënvizoi kontradiktën mes asaj që mësohet në auditor dhe realitetit në terren:
“Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë për drejtësi dhe për zbatim të ligjit.”
Ademi e shtriu qëndrimin edhe në plan personal, duke e lidhur me përgjegjësinë si prind:
“Si baba i dy fëmijëve që nesër do të jenë studentë, nuk mund të jem indiferent. Sepse ajo që u ndodh studentëve sot, mund t’u ndodhë fëmijëve tanë nesër.”
Në fund, ai theksoi se heshtja nuk është opsion përballë padrejtësive:
“Dhe si njeri, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë. Prandaj do të jem në krah të studentëve. Sepse ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë se atë që u takon. Ata po kërkojnë drejtësi.”
Protesta e 6 prillit pritet të jetë një test i ri për tensionet mes studentëve dhe institucioneve, në një moment kur çështjet e sundimit të ligjit dhe barazisë po rikthehen në qendër të debatit publik. Gazeta Flaka
The post Arbër Ademi në mbështetje të protestës studentore: “Do të jem në krah të tyre” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .