Arbër Ademi: Tentuan ta njollosin protestën studentore, por dështuan
Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, duke akuzuar për përpjekje për ta komprometuar kauzën studentore. “Sot, në protestën e studentëve, Izet Mexhiti The post Arbër Ademi: Tentuan ta njollosin protestën studentore, por dështuan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, duke akuzuar për përpjekje për ta komprometuar kauzën studentore.
“Sot, në protestën e studentëve, Izet Mexhiti tentoi një provokim të ulët për kamera nga një aktivist i tij, i quajtur Besnik Haliti nga Dizhoni i Çairit, i cili as student nuk ishte,” deklaroi Ademi.
Sipas tij, qëllimi i këtij veprimi ka qenë i qartë:
“Të komprometohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.”
Ademi shtoi se përpjekjet për të njollosur protestën kanë dështuar.
“Kur nuk mund ta ndalosh protestën, përpiqesh ta njollosësh. Por, dështuan,” u shpreh ai.
Në reagimin e tij, ai akuzoi edhe koalicionin VLEN për ndërhyrje në protestë.
“VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli,” theksoi Ademi.
Ai përfundoi duke shprehur bindjen se studentët do të arrijnë qëllimin e tyre:
“Studentët dolën për një të drejtë dhe do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë.”
The post Arbër Ademi: Tentuan ta njollosin protestën studentore, por dështuan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .