Ardian Gjini: Me përulësi nderojmë figurën e Yll Morinës
Busti i Heroit Yll Morina u përurua sot në oborrin e shkollës që mban emrin e tij. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi se kjo vepër do të qëndrojë si një kujtesë e përjetshme për brezat e rinj, duke rikujtuar se liria, të cilën e gëzojmë sot, u fitua me zemër, veprim dhe sakrificë të


Busti i Heroit Yll Morina u përurua sot në oborrin e shkollës që mban emrin e tij. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi se kjo vepër do të qëndrojë si një kujtesë e përjetshme për brezat e rinj, duke rikujtuar se liria, të cilën e gëzojmë sot, u fitua me zemër, veprim dhe sakrificë të madhe.
Ai shtoi se përurimi i bustit është më shumë se një ceremoni solemne; është një dëshmi e guximit dhe dashurisë së Yll Morinës për vendin, dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.
