Arian Tahiri falënderon qytetarët e Mitrovicës dhe premton fitore të përbashkët
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka dhënë një mesazh falënderimi për qytetarët. Ai e ka cilësuar fushatën si “dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera”, duke theksuar se ajo ka pasqyruar më së miri shpirtin e qytetit të Mitrovicës. Tahiri është shprehur thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj periudhe


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka dhënë një mesazh falënderimi për qytetarët. Ai e ka cilësuar fushatën si “dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera”, duke theksuar se ajo ka pasqyruar më së miri shpirtin e qytetit të Mitrovicës.
Tahiri është shprehur thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e unitetit në këtë proces. “Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë,” ka deklaruar ai.
Në fund të mesazhit të tij, Tahiri ka falënderuar qytetarët për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se do të mbetet mirënjohës përjetë për këtë mbështetje. Ky mesazh vjen në një moment vendimtar për garën zgjedhore në Mitrovicë, ku rezultati pritet me shumë interes nga opinioni publik.
