Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, bën po ashtu me dije se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës. “Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncimit të farsës zgjedhore […]

Nëntor 3, 2025 - 12:00
 0
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita, bën po ashtu me dije se i ka komunikuar kryetarit Sali Berisha, dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.

“Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncimit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati”,shkruan Leskaj.

Leskaj po ashtu sqaron se do të largohet edhe nga jeta parlamentare në të ardhmen e afërt duke lënë mandatin e deputetit.

“Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen”, shprehet ai.

Në vijim ai shprehet se për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj

“Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja. Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë”, nënvizon ai.