Raundi i dytë i zgjedhjeve në RMV u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të rregullt

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka vlerësuar se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa incidente serioze që do të ndikonin në procesin zgjedhor. Sipas tij, puna e koordinuar mes institucioneve ka siguruar një ditë zgjedhjesh të qeta dhe transparente

Nëntor 4, 2025 - 01:00
 0
Raundi i dytë i zgjedhjeve në RMV u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të rregullt
Raundi i dytë i zgjedhjeve në RMV u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të rregullt

Raundi i dytë i zgjedhjeve në RMV u zhvillua në mënyrë të qetë dhe të rregullt

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka vlerësuar se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, pa incidente serioze që do të ndikonin në procesin zgjedhor.

Sipas tij, puna e koordinuar mes institucioneve ka siguruar një ditë zgjedhjesh të qeta dhe transparente në të gjithë vendin.

Megjithatë, policia ka pranuar 30 raportime që lidhen me parregullsi të mundshme pranë qendrave të votimit.

Sipas të dhënave zyrtare, raportimet më të shpeshta kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore pranë qendrave të votimit.

Ndërkohë, sektori për krim kompjuterik ka regjistruar 18 postime në rrjetet sociale, që lidhen me procesin zgjedhor.

Postimet po analizohen nga ekspertët dhe ndaj tyre po veprohet sipas procedurave ligjore në fuqi. Rikujtojmë se për vepra penale lidhur me procesin zgjedhor, parashihet dënim deri në 5 vjet burg. Veprat më të shpeshta janë: mashtrimi zgjedhor, pengimi i zgjedhjeve, shkelja e lirisë së votimit, shkelja e fshehtësisë së votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor, ryshfet gjatë zgjedhjeve e të tjera./ Alsat.mk