Arian Tahiri premton zonë për biznese të reja, inkubator biznesi për të rinjtë dhe Festival Ekonomik Lokal

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka takuar dhjetëra biznese dhe punëtorë të Mitrovicës. Ai ka premtuar të krijojë një zonë të dedikuar për bizneset e reja, zejtarët dhe prodhuesit lokalë, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijuar vende pune. Tahiri ka premtuar ta krijojë edhe një Inkubator Biznesi për të rinjtë

shtator 22, 2025 - 20:00
 0
Arian Tahiri premton zonë për biznese të reja, inkubator biznesi për të rinjtë dhe Festival Ekonomik Lokal
Arian Tahiri premton zonë për biznese të reja, inkubator biznesi për të rinjtë dhe Festival Ekonomik Lokal

Arian Tahiri premton zonë për biznese të reja, inkubator biznesi për të rinjtë dhe Festival Ekonomik Lokal

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka takuar dhjetëra biznese dhe punëtorë të Mitrovicës. Ai ka premtuar të krijojë një zonë të dedikuar për bizneset e reja, zejtarët dhe prodhuesit lokalë, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijuar vende pune.

Tahiri ka premtuar ta krijojë edhe një Inkubator Biznesi për të rinjtë dhe startup-et, por edhe Festivalin Ekonomik Lokal si ngjarje vjetore për t’i promovuar prodhuesit, zejtarët dhe inovatorët e qytetit.

“Erdha edhe sot te bizneset për t’i diskutuar mundësitë e reja të mbështetjes. Si Kryetar i Mitrovicës, do ta krijoj një zonë të dedikuar për bizneset e reja, zejtarët dhe prodhuesit lokalë, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijuar vende pune. Gjithashtu, do ta krijoj një Inkubator Biznesi, ku të rinjtë dhe startup-et do të kenë mbështetje financiare, juridike dhe mentorim.
Mitrovica do ta organizojë edhe Festivalin Ekonomik Lokal si ngjarje vjetore për t’i promovuar prodhuesit, zejtarët dhe inovatorët e qytetit.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/share/p/194iGCZeHv/?mibextid=wwXIfr