Driloni shpërthen sërish, bën deklaratë të fortë kundër Sarës

Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shihet ai duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instastory. Në një sqarim të gjatë dhe të detajuar, ai mohon çdo lloj lidhjeje romantike me vajzën në fjalë, duke theksuar se mes tyre ka ekzistuar vetëm […] The post Driloni shpërthen sërish, bën deklaratë të fortë kundër Sarës appeared first on InfoShqip.com.

maj 7, 2025 - 21:00
 0  6
Driloni shpërthen sërish, bën deklaratë të fortë kundër Sarës

Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shihet ai duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instastory. Në një sqarim të gjatë dhe të detajuar, ai mohon çdo lloj lidhjeje romantike me vajzën në fjalë, duke theksuar se mes tyre ka ekzistuar vetëm respekt dhe mirëkuptim, por kurrë diçka më shumë.

Ai u shpreh se videoja që po qarkullon është e vjetër dhe se vajza e ka përdorur për interesa personale. “Une kurrë s’jam marrë me famë, me show, a me bo zhurmë për qef t’njerzve,” shkruan ai, duke theksuar se kjo nuk është bota e tij dhe asnjëherë s’ka qenë.

Driloni nuk e la me kaq! Ai pati edhe një ‘goditje’ për Sarën

Duke marrë parasysh ndjekësit që i apasionuan pas vetes gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother, të cilët me ngulm dëshironin një lidhje mes tyre, Driloni pati një koment për ta.

“Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh – kurrë s’kemi qenë bashkë,” shkruan Driloni, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kontakt prej më shumë se dy muajsh dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh.

Ai tha se po përpiqeni të krijoni një realitet që nuk ekziston. “Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet,” thotë ai, duke u kërkuar ndjekësve të ndalen me spekulime dhe “budallaki”.

Ai nuk lë pa përmendur as “clown-at” që bëjnë intervista apo i shkruajnë mesazhe provokuese, duke thënë se nuk do t’i marrë kurrë seriozisht. “Unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme,” deklaron prerazi.

Në fund, Driloni falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur që në ditën e parë dhe thekson se fokusi i tij janë vetja, familja, shqiptarët dhe ëndrrat e tij. Ai premton se do t’i bëjë ndjekësit krenarë dhe se do të vazhdojë të punojë për këtë.

The post Driloni shpërthen sërish, bën deklaratë të fortë kundër Sarës appeared first on InfoShqip.com.