Berisha nga Korça:Patëm një aksident si asnjë komb, përjetuam 12 vite narkodiktaturë
Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës për për zgjedhjet e 11 majit. Teksa theksoi programin e PD, për rritje pagash dhe pensionesh, Berisha akuzoi qeverinë “Rama” për korrupsion. Ai e cilësoi qeverinë “Rama” si një narko-diktaturë. “Qytetarë dhe qytetare të Korçës, përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme. Qytetare dhe […]

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar takimin elektoral përmbyllës për për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa theksoi programin e PD, për rritje pagash dhe pensionesh, Berisha akuzoi qeverinë “Rama” për korrupsion. Ai e cilësoi qeverinë “Rama” si një narko-diktaturë.
“Qytetarë dhe qytetare të Korçës, përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme. Qytetare dhe qytetarë të fitores së shumëpritur nga Korça, Devolli, Pogradeci, Erseka dhe mbarë Shqipëria.
Një përshëndetje të përzemërt kam unë sot për drejtuesin politik të PD-ASHM, z.Ivi Kaso, për Sekretarin e Përgjithshëm të PL, aleat ndër më kryesorët në këtë aleancë, Tedi Blushi. Përfaqësuesit tuaj nesër në Kuvendin e Shqipërisë, kandidatë të shkëlqyer të qytetarisë së Korçës, Devollit, Pogradecit, Ersekës dhe mbarë Shqipërisë.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, 4 ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarë ndan dy epoka: ndan epokën në të cilën ne, një populli vuajtur në diktaturën më staliniste, në rrugën tonë të lirisë, patëm një aksident si asnjë komb tjetër. Përjetuam 12 vite narkoditaturë. Përjetuam në 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.
Miq, çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.
Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar.
Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën.
Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën. Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më. Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë. Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan.
Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët?
Mendojeni pak. Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj.
Çfarë ndodhi në Korçë? Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund.
Çfarë ndodhi në Korçë? Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.”-tha Berisha.